Pesë ushqimet më të mira për fillim të ditës

  • E.K /
  • 15 September 2020 - 12:36
Pesë ushqimet më të mira për fillim të ditës

Të gjithë e dimë që kafjalli është shujta më e rëndësishme që nuk bën të anashkalohet, ndërsa ne jua sjellim pesë ushqimet më të mira për ta filluar ditën tuaj.

1. Bollguri përmban fibra, është i pasur me acide yndyrore Omega-3 dhe kalium. Mund ta ëmbëltoni me mjaltë, qumësht ose t'i shtoni pemë dhe pak pemë me lëvozhga.

2. Jogurti është i pasur me kalcium dhe proteina. Më së miri është që për kafjall ta konsumoni të vetëm, pa shtesa të ëmbla, por nëse dëshironi diçka të ëmbël mund ta hani një pemë sipas dëshirës suaj.

3. Vetëm dy lugë me grurë sigurojnë, madje 15 për qind të konsumimit të rekomanduar ditor të vitaminës E, e cila zakonisht na mungon në të ushqyer. Mund t'i shtoni në kafjall duke i përzier në jogurt të thjeshtë ose në pijen tuaj të preferuar të dendur.

4. Grejpfruti ndikon pozitivisht në djegien e dhjamit të tepërt dhe në ekuilibrimin e sheqerit në gjak. Përveç kësaj, grejpfruti është i mirë për hidratim të organizmit dhe është i pasur me antioksidues që forcojnë sistemin e imunitetit.

5. Banania është e pasur me karbohidrate që janë 'fajtore kryesore' për shkak se ndjehemi të ngopur pas kafjallit. Përmban shumë kalium, e kombinohet mirë me drithëra dhe bollgur. Këto sigurojnë energjinë, forcojnë imunitetin dhe ruajnë nga infektimet e shpeshta që përhapen lehtë gjatë muajve të ftohtë.

(Kosova Sot Online)