Shega mbron nga sëmundjet neurologjike

  • E.K /
  • 19 September 2020 - 11:53
Shega mbron nga sëmundjet neurologjike

Konsumimi i rregullt i shegës do të mund ta mbrojë trurin nga sëmundjet neurologjike, si sëmundjen e Alzhaimer-it, ka treguar studimi amerikan, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën "ACS Chemical Neuroscience". Dihet që moti se shega është e pasur me antioksidues, dhe se ndihmon te problemet e zemrës.

Nuk duhet të mendoni se nuk ndikon kundër kancerit, sepse ndikon edhe kundër tij dhe inflamacioneve. Është e mirë edhe si ushqim kundër plakjes së hershme të organizmit, dhe se është në gjendje t'i mbrojë qelizat e trurit, neuronet. Ekspertët kanë vërtetuar se falë baktereve të mira në mikroflorë, prodhohen molekula, që kanë ndikim kundër inflamacioneve.

(Kosova Sot Online)