Alternativat natyrale për antibiotikë

  • E.K /
  • 19 September 2020 - 12:41
Alternativat natyrale për antibiotikë

Antibiotikët për të parën herë janë zhvilluar në fund të viteve 1920, kur Sër Alexander Fleming ka zbuluar se "Penicillium notatum" përmban përbërës shërues, që mund të vrasë bakteret e dëmshme. Megjithatë, këto ilaçe antibakteriale sintetike abuzohen, duke shkaktuar zhvillimin e infeksioneve bakteriale, që janë rezistente ndaj ilaçeve. Për fat të mirë, ekzistojnë shumë antibiotikë natyralë, të cilën njerëzit mund t'i përdorin pa pasur drojë për efekte të dëmshme anësore, ja disa prej tyre.

HUDHRA

Hudhra në mjekësi është përdorur që nga kohërat antike, duke luftuar sëmundjet si gripi, pneumonia dhe murtaja e zezë. Gjithë veprimi shërues vjen nga përbërësi mjekësor i quajtur alicinë, që njihet për aftësinë e saj për të luftuar bakteret, viruset dhe kërpudhat. Studimet po ashtu tregojnë se hudhra është e pasur me antioksidues, që ndihmojnë në mbrojtjen e sistemit imun.

ÇAJI I GJELBËR

Aftësitë me antibiotikë të çajit të gjelbër vijnë prej "EGCG" (lat. epigallocatechin gallate), një substancë kjo që vepron si një antioksidues dhe është vërtetuar të jetë shumë efikase kundër baktereve të caktuara që gjenden në gojë. Po ashtu, përmban shumë veti të tjera shëruese, përfshirë aftësinë për ta përmirësuar punën e trurit, redukton yndyrën tepricë në trup dhe mbron kundër kancerit.

EKSTRAKTET NGA FARAT E RRUSHIT

Farat e rrushit janë të pasura me antioksidues të fortë, që ndihmojnë në uljen e shtypjes së gjakut, reduktojnë rrezikun për kancer dhe sëmundjen e Alzheimer-it, si dhe nga sëmundjet e tjera kronike. Këta antioksidues e forcojnë sistemin tuaj imun dhe neutralizojnë radikalet e lira të dëmshme, që ndërlidhen me stresin oksidues dhe inflamacionet kronike, dy faktorë kontribuues, që ndikojnë në zhvillimin e sëmundjeve kronike.

VITAMINA

 Vitamina C është një antioksidues, që ndihmon në luftimin e infeksioneve bakteriale, duke e forcuar sistemin imun. Luan rol të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të bardha të gjakut, një nga qelizat në trup që lufton infeksionet. Si rezultat i kësaj, sistemi juaj imun është në gjendje më lehtë t'i luftojë infeksionet bakteriale. Për më shumë, kjo vitaminë, për të qenë efektive, duhet të merren në doza të mëdha.

MJALTI

Mjalti, për një kohë të gjatë njihet për përbërësit e tij kundër baktereve dhe inflamacioneve. Një studim i publikuar në revistën "Microbiology", ka treguar se mjalti, ndalon veprimin e baktereve që parandalojnë shërimin e plagëve. Mjalti për një kohë të gjatë është përdorur në shërimin e plagëve dhe të djegurave, me qëllim të luftimit të infeksioneve, duke parandaluar edhe mbetjen e shenjave pas shërimit. Po ashtu, mundet të ndihmojë në tretje dhe në absorbimin e ilaçeve të tjera.

SHAFRANI

Shafrani është i pasur me kurkuminë, substancë kjo që ia jep ngjyrën e verdhë, që dhuron shumë veti shëruese. Përmban substanca kundër inflamacioneve dhe vepron si antioksidues i fortë dhe antibiotik natyral. Përdoret për luftimin e infeksioneve dhe plagët, e po ashtu ndikon edhe në trajtimin e gjendjeve specifike të lëkurës, si aknet, ekzema dhe psoriaza.

(Kosova Sot Online)