Përshpejtoni metabolizmin për një ditë, nëse dëshironi një bark dërrasë të rrafshët

  • A.P /
  • 21 September 2020 - 15:24
Përshpejtoni metabolizmin për një ditë, nëse dëshironi një bark dërrasë të rrafshët

Stomaku i fryrë, që më shumë e ndiejmë në fund të ditës, është problem për shumë femra, dhe jo vetëm. Nëse dëshironi që shpejt të hiqni fryrjet dhe ta prisni Vitin e Ri, të dukeni mirë, ju ofrojmë disa këshilla për ta "hekurosur" stomakun

1. Ditën fillojeni me çaj nga xhenxhefili.

E përshpejton tretjen dhe parandalon fryrjen në stomak.

2. Në vend të kafjallit, përgatisni omëletë me të bardhët e vezës.

3. Hani banane. Është plot me kalium, që rregullon mbajtjen e ujit në trup.

4. Nga ushqimi hidhni qepën, artiçokun, misrin, lakrën jeshile, spinaqin dhe kërpudhat. Janë të shëndetshme, por shkaktojnë fryrje.

5. Harroni çamçakëzët, sepse ashtu përpini ajrin që jua fryn stomakun.

6. Shmangni ëmbëlsirat dhe pijet energjike, që përmbajnë drithëra dhe ëmbëltues.

7. Kënaquni në gjellët me majdanoz, sepse është diuretik i shkëlqyeshëm dhe rregullues i tretjes.

8. Kënaquni në çokollatën e errët, me më shumë se 70 për qind kakao.

9. Nga mëngjesi hani shujta të vogla, dhe atë çdo 3 deri 4 orë. Kjo përmirëson tretjen.

10. Hani ngadalë. Kështu do të përpini më pak ajër, e ushqimi mirë i përtypur tretet më lehtë. 


(Kosova Sot Online)