Qasja e re në nxitjen e autizmit

  • E.K /
  • 21 September 2020 - 11:18
Qasja e re në nxitjen e autizmit

Autizmi dikur ndërlidhej me grimin neurologjik të një personit të caktuar. Por, tani, në bazë të studimit më të fundit, është zbuluar se gjendja mund të shkaktohet nga sistemi vaskular i personit të caktuar, që nxit ndryshime në funksionimet neurologjike. Shkencëtarët prej universitetit në Nju-Jork kanë përcaktuar që faktet e autizmit mund të gjenden në enët e gjakut në tru. Hulumtuesit kanë zbuluar se njerëzit me këtë gjendje kanë enë jostabile të gjakut, që përçajnë rrjedhjen apo qarkullimin e gjakut në tru.

Kjo mund të dërgojë në funksione të kufizuara neurologjike, sipas Efrain Azmita, autorit që i kishte prirë studimit. Këto hulumtime kanë ofruar dritë në shkasin e autizmit si dhe identifikojnë një objektiv të ri për intervenim potencial terapeutik. Dr. Azmita thotë: 'Në një tru tipik enët e gjakut janë stabile, duke siguruar furnizim të duhur të gjakut. Në trurin me autizëm, struktura e qelizave të enëve të gjakut në vazhdimësi vjen valë-valë, duke shkaktuar kufizime neurologjike". Shkencëtarët me këtë rast kishin studiuar enët e gjakut në trurin e personave me autizëm dhe të atyre që nuk vuanin nga kjo gjendje.

(Kosova Sot Online)