Tri shenja se do t'i mbushni 100 vjet

  • E.K /
  • 21 shtator 2020 - 13:07
Tri shenja se do t'i mbushni 100 vjet

A do t'i prisni të njëqindat, apo do të vdisni të ri në moshë? Shkenca ndoshta ka përgjigjen. Zbuloni cilët njerëz mund ta arrijnë këtë shifër.

Njerëzit që jetojnë 100 vjet e përballojnë mirë stresin

Studiuesit kanë zbuluar se njerëzit që i kanë mbushur 100 vjet më mirë e kanë përballuar dhe menaxhuar stresin, në dallim me ata që kanë vdekur të rinj.

Qindvjeçarët nuk janë të trashë.

Ata që e kanë arritur këtë shifër, kryesisht gjatë gjithë jetës nuk kanë shumë kile, kujdesen çfarë hanë, merren me aktivitete fizike.

Mos pini duhan

Midis 100-vjeçëve rrallë se mund ta gjeni ndonjë duhanxhi, në fakt ata që e kanë ndezur dhe e kanë arritur këtë shifër mund t'i numëroni në gishta.

(Kosova Sot Online)