
Lexoni edhe:
Mbrojtësi i gjelbër i shëndetit
Këto janë disa ushqime që nuk mendojmë dhe aq për to. Janë të lira dhe lehtë i gjejmë në treg. Janë të pasura me vitamina, minerale dhe nutriente dhe janë ushqimet më të shëndetshme në planet.
SALMONI
Është burim i shkëlqyeshëm për aminoacidet omega-3, ndërlidhet edhe me reduktimin e rrezikut për depresion, sëmundjet e zemrës dhe kancer. Tri shërbime përmbajnë rreth 50 për qind të nevojave me kacinë, e cila ju mbron nga Alzheimer-i dhe kujtesa.
Mbrojtësi i gjelbër i shëndetitLexoni edhe:
SPINAQI
Spinaqi përmban luteinë dhe zeaksantinë, dy antioksidues që e forcojnë sistemin imun për të ruajtur shëndetin e syve. Studimet e fundit zbulojnë se midis frutave dhe perimeve që luftojnë kancerin spinaqi është më i efektshmi.
LIMONI
Vetëm një limon ka më shumë se 100 për qind të nevojave tuaja për vitamina C, që ju ndihmon ta ulni kolesterolin dhe t'i forconi eshtrat. Flavonoidet e gjetura në limon mund të ndihmojnë në ngadalësimin e rritjes së qelizave të kancerit dhe veprojnë kundër inflamacioneve.
FASULET
Nëse hani një shujtë me fasule, pa ambër parasysh se cilit lloj i takojnë, katër herë në javë, rrezikun për të pësuar sulm në zemër e ulni për 22 për qind. E njëjta shprehi po ashtu redukton rrezikun edhe nga kanceri i gjirit.
AVOADOT
Është i pasur me yndyra të shëndetshme, për të cilat është vërtetuar se ulin kolesterolin e keq për 22 për qind. Një avokado është e pasur me fibra dhe përmbush 40 për qind të nevojave me folate, që mundet ta reduktojë rrezikun për sëmundjet e zemrës.
BROKOLI
Një kërcell mesatar brokoli përmban më shumë se 100 për qind të nevojave tuaja ditore me vitamina K dhe më shumë se 200 për qind të nevojave në baza ditore për vitamina C - dy nutriente esenciale në ndërtimin e eshtrave.
ÇOKOLLATA E ZEZË
Vetëm një e katërta e një çokollatës mesatare në ditë mundet ta ulë shtypjen e gjakut. Pluhuri i kakaos është pasur me flavonoide dhe antioksiduesit ndikojnë në reduktimin e kolesterolit të keq, duke shtuar njëkohësisht nivelin e kolesterolit të mirë.
PATATET
Një patate e kuqe përmban 66 mikrogramë të folateve që ndërtojnë qelizat - e njëjta sasi e gjetur në një gotë spinaq ose brokoli. Një patate e ëmbël përmban rreth tetë herë më shumë vitamina A, që luftojnë kancerin dhe forcojnë sistemin imun.
(Kosova Sot Online)