Rrepka e zezë dhe mjalti shërojnë bronkitin

  • E.K /
  • 28 September 2020 - 14:12
Rrepka e zezë dhe mjalti shërojnë bronkitin

Ky lëng, përgatitur nga kombinimi i rrepkës së zezë dhe mjaltit, është i shkëlqyeshëm kundër bronkitit dhe për forcimin e imunitetit. Përbërësit: rrepkë e zezë dhe mjaltë.

PËRGATITJA

1. Preni majën e rrepkës me thikë. Thelloni mesin, kështu që muret të mbesin të trasha. Mesin e nxjerrë vendosni në gotë.

2. Në rrepkë derdhni mjaltin, por jo deri në majë. Lini pak vend edhe për lëngun që rrepka e lëshon.

3. E mbuloni dhe e lini për disa orë, ose gjatë natës. Mëngjesin tjetër lëngun e vendosni në kavanoz dhe përsëritni (me një rrepkë 2-3 herë). Konsumoni disa lugë në ditë.

(Kosova Sot Online)