Femra kujdes: Ngjyrat për flokë përmbajnë kemikate të rrezikshme, që shkaktojnë kancerin

  • E.K /
  • 02 October 2020 - 12:41
Femra kujdes: Ngjyrat për flokë përmbajnë kemikate të rrezikshme, që shkaktojnë kancerin

F abrika nga Lidsi në Britani të Madhe, "Green Chemicals", ka bërë një hulumtim dhe thekson se ngjyrat për flokë përmbajnë kemikate, që mund të reagojnë në kontakt me tymin e cigares dhe të jenë shkaktarë të kancerit. Substancat kimike gjenden në të gjitha ngjyrat, depërtojnë në lëkurë, me muaj e me vite. Në kombinim me tymin e cigares dhe avujt e tjerë nga ajri shndërrohen në "N-nitrozamina" të rrezikshme, që njihet se shkaktojnë kancerin dhe janë të ndaluar në kozmetikë.

Profesori David Lewis, një nga autorët e studimit, thekson se 'nuk është i sigurt për sasinë e N-nitrozaminë-s që formohet", por se ekziston rreziku potencial. Nga "Green Chemicals", planifikojnë që në treg të dalin me prodhime "ultra të sigurta", që nuk kanë mundësinë e reaksionit kimik. Në vitin 2010, Komisioni Evropian ka ndaluar 22 llojeve të ngjyrave për flokë, si pasojë e rrezikut të pranishëm për kancer në fshikëzën e urinës.

(Kosova Sot Online)