Shtoni këto erëza në ujë dhe rregulloni tretjen

  • E.K /
  • 06 October 2020 - 13:58
Shtoni këto erëza në ujë dhe rregulloni tretjen

Një gotë ujë është miku më i mirë i organizmit tuaj, por mund të jetë edhe më e dobishme, nëse shtoni erëza shëruese të cekura më poshtë P ërgatiteni melhemin shërues, e për bazë kanë përbërësit, si: mjaltë, mustardë, kripë dhe ujë. Ekzistojnë shumë arsye për dhimbjet në nyja - trauma, ngarkimet, thyerjet, artriti, reuma. Kjo recetë popullore përgatitet nga përbërës të thjeshtë, që kryesisht i keni në kuzhinën tuaj

PËRBËRËSIT

1 lugë mjaltë - 1 lugë mustardë (pikant) - 1 lugë kripë të imët - 1 lugë ujë .

PËRGATITJA:

Të gjithë përbërësit i përzieni derisa të fitoni një masë homogjene. E vendosni në një ambalazh, e kremin mund ta ruani në frigorifer PËRDORIMI: Vendin ku ndieni dhimbje e lyeni me këtë krem, formoni një kompresë, vendosni një qese prej najlonit dhe e lidhni me diçka të ngrohtë, më së miri me një shall. E mbani për 1,5-2 orë. Procedurën më së miri ta bëni gjatë natës, para gjumit, pasi që kur ta hiqni kompresën, nyjat të jenë të qeta. Në mëngjes e shpëlani vendin ku ishte kompresa. Mos e kufizoni veten tuaj me vetëm një tretman, përsëriteni për 4-5 ditë rresht. Efektin do ta ndieni pas procedurës së parë.

LËNGU I FRESKËT I SHTRYDHUR NGA LIMONI OSE LIMEJ

 Limoni dhe limoja janë burime të shkëlqyeshme për vitamina C, antioksidues shumë i rëndësishëm që ndihmon në neutralizimin e radikaleve të lira në trup. Po ashtu, janë pastrues të mirë të organizmit dhe përmirësojnë tretjen. Shtrydhni gjysmë limoni ose limeje në një gotë me ujë.

GJETHET E FRESKËTA TË MENTËS

Bimën e mentës mund ta kultivojmë në kopsht, por mund të rritet edhe brenda. Menta aktivizon gjëndrat e pështymës dhe enzimat tretëse, që i ndihmojnë trupit t'i absorbojë materiet ushqyese nga ushqimi. Shkaku i efekteve qetësuese që ka, ndihmon te dhimbjet e lukthit.

KARAFILI

Pos se ndihmon te problemet me sistemin tretës, me sukses lufton kundër parazitëve, që mund të gjenden në organizmin e njeriut. Hidhni në ujë disa karafila dhe i lini të qëndrojnë pak për t'ia dhuruar aromën ujit. Kur ta pini ujin, karafilin mund ta hani.

RRËNJA E XHENXHEFILIT

Me shekuj xhenxhefili është përdorur si ilaç te tretja jo e mirë, ngërçet, mundimet dhe gazrat. Pos se përmirëson qarkullimin e gjakut, ndikon edhe kundër viruseve dhe inflamacioneve. Xhenxhefilin sa shuplaka e dorës e copëtoni dhe e hidhni në ujë.

RRISKAT E TRANGULLIT TË FRESKËT

Trangujt ujit i japin aromë të këndshme, e mund t'i hani edhe derisa e pini ujin. Ndihmojnë në largimin e helmeve nga sistemi tretës dhe trupin e furnizojnë me ujë. Jo vetëm se përmbajnë antioksidues dhe fibra, por edhe e nxitin prodhimin e insulinës në pankreas.

KANELLA

Është ilaç i mirë kundër kërpudhave dhe viruseve dhe ndihmon te tretja jo e mirë. Përmirëson qarkullimin e gjakut, shkrirjen e yndyrave gjatë tretjes dhe rregullon glukozën në gjak, kështu që pakëson kohën e nevojshme të ushqimit të kalojë në zorrë të hollë.

(Kosova Sot Online)