Vaji që shëron reumatoidin dhe dhimbjet në nyja

  • A.P /
  • 08 October 2020 - 15:27
Vaji që shëron reumatoidin dhe dhimbjet në nyja

Vaji nga specat djegës zgjeron kapilarët, shton qarkullimin e gjakut në pjesët e sipërme të lëkurës, shton metabolizmin me vitamina dhe ndikon në aktivizimin e procesit të epidermës së lëkurës.

PËR PËRGATITJEN E VAJIT JU NEVOJITEN:

- 10 speca të kuq pikant, të freskët; - 2 gota vaj ulliri; - një kavanoz 1 litër.

 

PËRGATITJA:

Specat i shpëlani dhe i bluani. Do të fitoni një gotë masë të bluar. E vendosni në kavanozin e pastër dhe derdhni vajin e ullirit. E lini në një vend të errët. Pas 7 ditësh e kulloni. Vajin e kuq mund ta përdorni duke lyer lëkurën. Në fillim vajin e përdorni disa herë në ditë, atëherë kur keni dhimbje në nyja dhe pjesë të tjera të trupit. Pasi ta keni lyer trupin, mbathni çorapë apo vishni diçka të ngrohtë, varësisht se në cilën pjesë të trupit e keni përdorur. Mund ta përdorni edhe në qafë, shpinë e duar, pra kudo që ndjeni dhimbje. 

(Kosova Sot Online)