A duhet të bëjmë dush në mëngjes, apo në mbrëmje?

  • E.K /
  • 09 October 2020 - 11:38
A duhet të bëjmë dush në mëngjes, apo në mbrëmje?

Disa herë kemi shkruar rreth bërjes së dushit, rëndësisë së tij për shëndet dhe kohës ideale për të shkuar nën dush. Ja disa sqarime.

BËNI DUSH NË MËNGJES, NËSE...

 Keni ndonjë problem kreativ, të cilin doni ta largoni - derisa bëni dush, nuk mund të bëni asgjë tjetër, gjë që d.m.th. se atëherë është më së miri që të përqendrohemi në zgjidhjen e problemeve. - Depiloheni çdo ditë me rruajtje - lëkura do të jetë më e tendosur dhe më pak e thatë, e edhe këmbët do të jenë më pak të ënjtura, prandaj mëngjesi është koha ideale për rruajtje. - Nëse e keni vështirë të zgjoheni - dushi, sidomos ai me ujë të ftohtë, ju zgjon më mirë sesa kafja.

BËNI DUSH NË MBRËMJE, NËSE...

Ju mundon pagjumësia - uji i nxehtë ju qetëson dhe jua sjell gjumin, e veprimi i tij qetësues mund të përforcohet duke shtuar qumësht kozmetik në vaskë. - Keni lëkurë të yndyrshme - studimet kanë treguar sesi lëkura e yndyrshme, ka më së shumti yndyrë në orën 1 pas dite, gjë që d.m.th. se, deri në mbrëmje, do të grumbullohen shumë ndyrësi, duke i mbyllur poret. Po ashtu, njerëzit me lëkurë të ndjeshme duhet të bëjnë dush çdo të dytën ditë. 

(Kosova Sot Online)