Konsumimi i ushqimeve në mesnatë, i dëmshëm edhe për tru

  • E.K /
  • 09 October 2020 - 11:52
Konsumimi i ushqimeve në mesnatë, i dëmshëm edhe për tru

Përpos për zemër dhe shtypje të gjakut, konsumimi i ushqimit rreth mesnatës është i dëmshëm edhe për tru. Respektivisht, ndikon negativisht në hipokampus, pjesën e trurit ku formohen kujtimet. Shkencëtarët nga Universiteti në Kaliforni e kanë testuar këtë teori te minjtë, të cilët ishin trajtuar me elektroshokë të butë. Një grup ishte ushqyer gjatë ditës, e grupi i dytë vonë në mbrëmje.

Të nesërmen ata nga grupi i dytë manifestonin frikë, kur vendoseshin në vendin ku gjatë ditëve paraprake kishin marrë elektroshok, gjë që d.m.th. se iu ishte kujtuar. Minjtë nga grupi i parë nuk ishin frikësuar, gjë që shkencëtarët e shpjegojnë me faktin se ata janë kafshë të natës, e ishin ushqyer në kohë të gabueshme, gjatë ditës, gjë që kishte pasur ndikime negative në memorie. Kjo teori nuk është vërtetuar në njerëz, por shkencëtarët besojnë se i njëjti parim vlen edhe te ne, prandaj evitojeni ushqimin para gjumit.

(Kosova Sot Online)