Nuk do të besoni çfarë shkaktojnë vetëm dy netë pa gjumë

  • A.P /
  • 10 October 2020 - 09:25
Nuk do të besoni çfarë shkaktojnë vetëm dy netë pa gjumë

Nëse pagjumësia akute shfaqet tash e një kohë të gjatë, shëndeti vaskular dëmtohet duke shkaktuar sëmundjet kardiovaskulare - thotë hulumtuesja Keith Pugh. Vetëm dy net gjumë jo të mirë rresht mund të rezultojë me stres të dëmshëm për zemër, kanë theksuar hulumtuesit mjekësor në Birminghem.

Kjo vjen si rezultat i mungesës së gjumit te personat e shëndetshëm, rezultatet këto që janë publikuar javën e kaluar, e që shpjegon fare mirë pse mungesa e gjumit ndërlidhet me sëmundjet kardiovaskulare, çrregullimet metabolike dhe mbipeshën. Hulumtimi ishte bërë te tetë persona të shëndetshëm, midis moshës 20 deri 35 vjeçe, gjumi i të cilëve ishte kufizuar në vetëm katër orë gjumë, për tri natë rresht.

Te pjesëmarrësit hulumtimet ishin bërë në testin e funksionalitetit të enëve të gjakut. Që pas dy netëve me mungesë gjumi, hulumtuesit kanë hasur në pakësim të funksionalitetit të enëve të gjakut në krahasim me kohën kur kanë bërë gjumin normal. Në disa prej testimeve të tjera, ishte vërejtur se gjatë netëve pa gjumë, edhe frymëmarrjet ishin më të vogla. Pugh ka deklaruar sesi rezultatet sugjerojnë që personat që flenë pak, janë në rrezik.

(Kosova Sot Online)