
Lexoni edhe:
Ilir Shaqiri po vjen me këngën e re
Pas disa llojeve të ndryshme të dietave, arrin edhe një dietë tjetër, më e thjeshtë- dieta e quajtur "agjërimi i ndërprerë", që ju lejon të hani gjithçka, pikërisht gjithçka. Madje, edhe ëmbëlsirat, bukën e bardhë dhe gjëra të tjera të " ndaluara". Pyeteni veten se ku qëndron fshehtësia? Eh, po - guxoni të hani vetëm tetë orë gjatë ditës.
Pjesën tjetër prej 16 orëve, agjëroni. Nëse keni tentuar të gjitha dietat e mundshme, por asnjëra prej tyre nuk ka pasur sukses që të keni linjë të përsosur, përdoruesit e rrjeteve shoqërore do t'jua sugjerojnë këtë dietë, për të cilën e gjithë bota po çmendet. Agjërimi i ndërprerë, nënkupton të keni qasje tetë orë kur mund të hani - mish, patate, ëmbëlsira, pasta, pica, perime.
Ilir Shaqiri po vjen me këngën e re
Lexoni edhe:
Por kur të kenë kaluar ato tetë orë (e ju mund të zgjidhni cilat janë ato tetë orë gjatë ditës) fillon agjërimi prej 16 orëve. Në përkthim shqip i bie, nëse keni vendosur të hani nga ora 12 deri 20, shujtën e ardhshme do ta keni në mesditë të së nesërmes. Shkencëtarët kanë theksuar se një dietë si kjo funksionon, pikërisht për faktin se trupi i njeriut dhe organizmi sillen si të jenë të programuar.
(Kosova Sot Online)