Tri helmet më të tmerrshme

  • E.K /
  • 11 October 2020 - 14:49
Tri helmet më të tmerrshme

Shikojmë së bashku se si ndjenjat ndikojnë në disa organe të caktuara dhe do ta kemi më të lehtë të kuptojmë se sa ngushtë lidhen me helmimin e trupit

ZEMËRIMI

Kur jemi të zemëruar, vjen deri te ndalimi në punën e mëlçisë. Prandaj edhe rrjedh fjala popullore 'Po ma han mëlçinë'. Ndjenja e zemërimit pamundëson punën normale të mëlçisë, që është kryesorja në pastrimin e gjakut. Nëse mëlçia bllokohet si pasojë e zemërimit, jemi të helmuar.

PIKËLLIMI

E njëjta ndodh edhe me pikëllimin, që saboton punën e mushkërive tona, organit të dytë të rëndësishëm për detoksim. Si merrni frymë kur jeni të pikëlluar? Mund të themi se merrni frymë cekët dhe në ngërçe, sikur një peshk. Prandaj dhe themi se "pikëllimi na ngulfat". Pikëllimi ndikon në frymëmarrje dhe në zorrë të trashë, e duke marrë frymë cekët kemi probleme me tretjen, duke shkaktuar kapsllëkun.

FRIKA

Edhe organi i tretë për detoksim, veshkat, janë nën ndikimin e fortë të ndjenjave. Veshkat dhe fshikëza e urinës më së shumti ndikohen prej frikës. Njihet e thëna "u ngriva, apo u zverdha nga frika". Kjo ndodh për faktin se nga frika veshkat përnjëherë forcohen dhe vjen deri te ndalimi në punën e filtrimit dhe pastrimit të gjakut. Si pasojë e këtij çrregullimi, kemi duar dhe këmbë të ftohta akull.

(Kosova Sot Online)