4 shenja se u janë formuar droçkat

  • A.P /
  • 13 October 2020 - 15:16
4 shenja se u janë formuar droçkat

Droçkat ndikojnë që ta ndryshoni mënyrën e të jetuarit. Në vijim ju paraqesim katër ndryshime befasuese në organizmin tuaj, që mund t'ju tregojnë se u janë formuar droçkat në gjak.

ÇRREGULLIMET NË EREKSION

Meshkujt kanë organizëm të tillë paralajmërues kur kemi të bëjmë me droçkat në gjak. Kur të keni vështirësi të keni një ereksion, apo nëse kjo është e pamundur, atëherë kjo mund të jetë shenjë se droçkat në arterie janë formuar. Ko është shenjë e sulmit në zemër po ashtu.

RËNIA E FLOKËVE

Në studimin e fundit ku kishin marrë pjesë 37.000 meshkuj, rënia e flokëve në majën e kokës së tyre ndërlidhej me prezencën e heshtur të droçkave, pa marrë parasysh moshën. Në një studim të ndarë, ku kishin marrë pjesë 7.000 njerëz (përfshirë 4.000 femra),tullacëria shfaqte rrezikun për të vdekur nga sulmet e zemrës, te të dyja gjinitë.

RRUDHAT NË VESHË

Një nga shenjat më të habitshme, rrudhat në llapë e veshit, në disa raporte të mjekëve kanë treguar se janë shenjë e formimit të droçkave në gjak. Kjo mund të shfaqet si pasojë e qarkullimit jo të mirë të gjakut, përfshirë arteriet në zemër.

DHIMBJET NË PULPAT E KËMBËS

Arteroskleroza mundet t'i bllokojë arteriet në këmbë, sidomos te ata persona që e konsumojnë duhanin. Duhet të kontrolloni pulset në këmbët tuaja dhe ta matni qarkullimin e gjakut në këmbët tuaja për ta konfirmuar nëse qarkullimi i gjakut nuk është si duhet të jetë. 

(Kosova Sot Online)