5 eliksirët e lashtë të rinisë dhe shëndetit

  • E.K /
  • 13 tetor 2020 - 11:59
5 eliksirët e lashtë të rinisë dhe shëndetit

Këto receta tepër të vjetra ruhen me zili edhe sot, e me siguri se do t’ju ndihmojnë ta rigjallëroni trupin tuaj.

ELIKSIRI I VENDEVE TË LINDJES ANTIKE

Përzieni 120 ml lëng limoni, 200 g mjaltë bagremi dhe 40 ml vaj ulliri. Shurupin e fituar nga këta përbërës e ruani në frigorifer dhe çdo mëngjes e merrni nga një lugë të madhe në stomak të thatë. Edhe fëmijët mund ta konsumojnë, por në sasi më të vogël.

ILAÇI KINEZ PËR IMUNITET

Në mjekësinë tradicionale kineze kanella ka reputacionin e ilaçit kundër ftohjes dhe gripit, e përdoret me çaj dhe xhenxhefil të freskët. Ndihmon edhe te pengesat në tretje, rigjallëron nervat dhe gjakun. Në mbrëmje, në një enë prej 200 ml ujë shtoni dy lugë me kanellë dhe një lugë mjaltë. Qëroni pak xhenxhefil, rreth një lugë të vogël. Hidheni në ujin e vluar. Më pas shtoni tri lugë lëng limoni dhe e mbuloni enën. Pas gjysmë ore pini gjysmë gote para se të shkoni në shtrat, e gjysmën tjetër e pini në mëngjes, në lukth të zbrazët.

ELIKSIRI PËR PASTRIMIN E GJAKUT

13hudhra i imtësoni dhe më pas i përzieni me 600 miligramë verë të bardhë. Lëngun e fituar e vendosni në një kavanoz prej qelqi, dhe për tri javë e mbani në një hapësirë ku e prek drita e diellit, por brenda ditës duhet ta përzieni disa herë. Pasi të kenë kaluar tri javë, lëngun e fituar e vendosni në një shishe. Merrni nga tri lugë të mëdha në ditë, para secilës shujtë kryesore.

ÇAJ FARAONËSH

Egjiptianët e vjetër shpeshherë kanë konsumuar nga trëndafili nga Sudani, përkatësisht hibiskusi. Kjo pije nuk është kaq e popullarizuar pa pasur një arsye të fortë. Hibiskusi është i pasur me antioksidues të cilët lëkurën e mbrojnë nga plakja. Çaji nga hibiskusi ishte edhe pija e preferuar e mbretëreshës së Egjiptit, Kleopatrës, e cila e kishte konsumuar për shpirt e për trup.

ELIKSIRI I LASHTË INDIAN

Për përgatitjen e kësaj pije ju nevojitet një gotë me qumësht të dhisë, gjysmë luge kurkumë, tri lugë vaj bademi, dy lugë mjaltë dhe gjysmë gote ujë. Qumështin e ngrohni dhe aty shtoni e përzieni të gjithë përbërësit e përmendur, e pijen duhet konsumuar në lukth të zbrazët në mëngjes. Ky eliksir ndikon mirë në sistemin tuaj imun.

(Kosova Sot Online)