Lexoni edhe:
Ndizeni një gjethe të dafinës - lodhja dhe tensionimi zhduken
FARAT E BIMËS "AJWAIN"
Farat e kësaj bime janë parandalues kundër gastritit. Ofrojnë lirim për mukozën e membranës së stomakut. Farat e kësaj bime po ashtu përmirësojnë tretjen dhe parandalojnë gazrat dhe fryrjet. Receta: Përzieni 1 lugë të farave me xhenxhefil të tharë dhe me pak kripë të zi. Merrni 1 lugë të masës me një gojë ujë të vakët tri herë në ditë.
DREDHËZAT
Pasi që shihet si një antioksidues dhe janë të pasura me fenole, edhe dredhëzat mund të ndihmojnë te gastriti. Ndihmon në parandalimin e inflamacioneve në stomak. Një studim nga viti 2011 sugjeron që konsumimi i rregullt i dredhëzave mund të ndihmojë në reduktimin e dëmtimit të membranës së mukozës në stomak, si pasojë e alkoolit. Receta: Shtoni një lugë dredhëza në një gotë me ujë të vluar. Prisni për 5 minuta, më pas e përzieni. Ta konsumoni 2 ose 3 herë në ditë derisa simptomat e gastritit të zbuten.
Ndizeni një gjethe të dafinës - lodhja dhe tensionimi zhdukenLexoni edhe:
XHENXHEFILI
Xhenxhefili po ashtu është i pasur me substanca kundër baktereve dhe inflamacioneve, e po ashtu është shumë efektiv në trajtimin e gastritit. Redukton inflamacionet dhe trajton infeksionet e po ashtu edhe simptomat te dhimbjet e barkut, tretjen jo të mirë, gazrat dhe fryrjet. Receta: Shtoni 1 lugë xhenxhefil të copëtuar në një gotë me ujë të vluar. E mbuloji dhe prisni për 10 minuta. Mund t'i shtoni mjaltë. Ta pini 2 ose 3 herë në ditë, gjatë gjithë javës.
MENTA
Menta është një tjetër bimë e njohur në trajtimin e gastritit, pasi që posedon substanca që luftojnë bakteret, inflamacionet. Substancat e saj reduktojnë inflamacionet në stomak. Po ashtu, ndihmojnë që të keni një tretje më të mirë, fryrjet dhe gazrat. Receta: Përtypni gjethe të freskëta të mentës apo mund edhe t'i shtoni në supë, sallatë dhe pije të ndryshme.
JOGURTI
Jogurti është mirë i njohur për dobitë e tij për shëndetin. Probiotikët prezentë në jogurt ndihmojnë në mbrojtjen e stomakut nga bakteri "H. Pylori", që është përgjegjëse se shkakton gastritin. Po ashtu, jogurti forcon sistemin imun dhe lufton infeksionet. Receta: Konsumoni 2 deri 3 gota me jogurt në ditë derisa të vëreni lehtësim. Po ashtu, përzieni jogurt, banane dhe mjaltë për një pije. Ta konsumoni 2 ose 3 herë në javë, derisa të përmirësoheni.
ÇAJI I KAMOMILIT
Në trajtimin e gastritit, çaji i kamomilit mund të jetë shumë i dobishëm. Vajrat e tij esenciale zbutin muret në zorrë, duke ju liruar nga dhimbjet dhe eliminojnë gazrat. Redukton inflamacionet në stomak dhe redukton rrezikun për ulcera. Receta: Shtoni 1 ose 2 lugë të kamomilit të tharë në 1 gotë me ujë të vluar. Mbulojeni dhe e lini të qëndrojë për 5 deri 10 minuta. Më pas shtoni pak mjaltë. Ta pini disa herë në ditë për gjithë javën.
(Kosova Sot Online)