Si të humbni në peshë deri në Vitin e Ri

  • E.K /
  • 15 October 2020 - 12:40
Si të humbni në peshë deri në Vitin e Ri

Për të humbur disa kilogramë deri më 31 janar, ekspertët këshillojnë që duhet të mbani ushqim të ekuilibruar dhe të ushtroni rregullisht. Nëse ushqeheni si duhet, mund të humbni një kilogram në javë që është 4 kg në muaj.

PINI MË SHUMË UJË

Për të shmangur dehidrimin dhe për ta përshpejtuar metabolizmin, detyrimisht pini 1,5-2 litra ujë në ditë, duke mos llogaritur këtu kafenë, çajin dhe lëngjet e pemëve. Porsa të zgjoheni pini një gotë ujë.

KUJDES MENYNË

Nëse dëshironi të humbni në peshë, nga menyja hiqni bukën, ëmbëlsirat, ushqimin e shpejtë dhe ushqimin e fërguar. Në vend të kësaj, hani më shumë pemë dhe perime, gjellë të ziera dhe sallata të ndryshme. Mund t'i lejoni vetes edhe pak çokollatë me përqindje të lartë me kakao.

LËVIZNI MË SHUMË

Natyrisht, është mirë të gjeni kohë për ushtrime. Nëse nuk keni kohë, provoni të shëtisni më shumë. Për shembull, detyrimisht shëtitni pas darkës, mos rrini ulur në vendin e punës, dilni dhe ecni.  

(Kosova Sot Online)