Jini të shëndoshë dhe të ripërtërirë, duke vendosur një copë akull në qafë

  • A.P /
  • 16 October 2020 - 15:30
Jini të shëndoshë dhe të ripërtërirë, duke vendosur një copë akull në qafë

N ëse rregullisht vendosni akull në këtë pjesë të kokës, kinezët thonë se organizmi përtërihet, e ju jeni të shëndetshëm, shumë sëmundje largohen, jeni të disponuar dhe me plot energji.

MËNYRA E APLIKIMIT

Shtrihuni në stomak, ose qëndroni ulur dhe vendosni 1 akull (rreth 2×2 cm) në pikën Feng Fu (në vrimën në qafë) dhe e mbani për 20 minuta. Akulli mund të mbahet edhe me fashë apo diç tjetër. Bëjeni rregullisht, me pauza nga 2-3 ditë, në mëngjes dhe mbrëmje, para gjumit. Në fillim ndjeni ftohje, por për 30-40 sekonda në pikën e caktuar ndjeni ngrohtësinë. Në disa ditët e para do të ndjeni eufori shkaku i lirimit të endorfinës në gjak.

REZULTATET

Çfarë arrihet nëse vendosim një akull në këtë pikë të caktuar të qafës? Përmirësohet gjumi, disponimi dhe vitaliteti në përgjithësi, rregullohet puna e tretjes, u thoni lamtumirë ftohjeve dhe temperaturës, largoni dhimbjet e kokës, të dhëmbit dhe dhimbjet në nyja. Efekti i akullit në pikën "Feng Fu" ndihmon te këto sëmundje: Sëmundjet respiratore, infeksionet, çrregullimet e gjëndrave tiroide, gastriti, sëmundjet e sistemit kardiovaskular, sëmundjet neurologjike, artriti, hipertensioni, astma, celuliti, çrregullimet në ciklin menstrual, stresi, lodhja kronike, depresioni, pagjumësia ...

(Kosova Sot Online)