Përse i pëlqejmë kungujt?

  • A.P /
  • 18 October 2020 - 09:33
Përse i pëlqejmë kungujt?

Pos se përmirëson shëndetin e zemrës dhe mbron shëndetin e syve, kungulli është burim i shijshëm i materieve ushqyese. Kungujt janë shumë më tepër se një dekorim për shtëpi gjatë vjeshtës. Me më pak se 100 kalori për shujtë, është i shkëlqyeshëm si shtesë për secilën gjellë. Është përplot me antioksidues dhe vitamina, prandaj ja 3 arsyet pse duhet ta hani më shpesh:

MBRON SYTË

Kungulli është burim i hatashëm me betakarotinë, luteinë dhe zeaksantinë. Këta janë antioksidues që mbrojnë shëndetin e syve dhe ulin rrezikun nga shfaqja e sëmundjeve të syve. Për shembull, ushqimi i pasur me betakarotinë mund ta përmirësojnë dobësimin e shikimit dhe humbjen e shikimit, që shkaktohet si pasojë e degjenerimeve makulare.

HUMBJA NË PESHË

Orizin e bardhë dhe makaronat zëvendësojini me kunguj. Një enë me kunguj përmban vetëm 80 kalori, në krahasim me makaronat që përmbajnë rreth 234 kalori. Pos kësaj, kungujt janë burim i hatashëm për vitamina A dhe C.

USHQIM I GRIMCUAR I SHËNDETSHËM

Farat e pjekura të kungullit paraqesin zëvendësim të shkëlqyeshëm për ushqimet e dëmshme të grimcuara, e pos shijes janë edhe shumë të shëndetshme. Së pari pastroni, i thani dhe i piqni për rreth 20 minuta në 80°C.  

(Kosova Sot Online)