Mëlmesa mrekullibërëse për shëndet dhe pamje të jashtme

  • E.K /
  • 22 tetor 2020 - 13:58
Mëlmesa mrekullibërëse për shëndet dhe pamje të jashtme

Shpesh zvogëlimi i kalorive që merrni, nuk është i komplikuar. P.sh., nëse e zëvendësoni sheqerin dhe ajkën me një lugë kanellë, atëherë për një lugë kafe mund të "kurseni" deri në 70 kalori. Përpos kësaj, kanella është e mirë edhe për tërë shëndetin. Vetëm një gjysmë luge kanellë në ditë mund ta zvogëlojë ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak, pastaj të triglicerideve dhe kolesterolit, te të sëmurët nga diabeti II.

Kanella po ashtu zvogëlon shtangimin e muskujve dhe nyjave, lufton inflamacionet, përmirëson shëndetin e organeve të tretjes dhe e stimulon trurin. Një studim ka treguar se, nëse e konsumoni nga një lugë kanellë në ditë, në të esëll, atëherë e pengoni krijimin e proteinës në tru, e cila e shkakton sëmundjen e Alzheimerit. Njëra ndër mënyrat më të mira të konsumimit të kanellës çdo ditë, është që atë ta veni në kafe, në vend të sheqerit, ajkës, apo qumështit.

(Kosova Sot Online)