Rreziqet nga kanceri i ezofagut

  • E.K /
  • 22 October 2020 - 14:10
Rreziqet nga kanceri i ezofagut

Për shkaqe të panjohura, rastet e pacientëve që vuajnë nga kanceri i ezofagut është në rritje e sipër. Problemi te diagnostikimi i këtij kanceri qëndron te fakti se simptomat ngjajnë me djegie të acidit të lukthit, apo me vështirësi në gëlltitje. Për këtë shkak, shkalla e mbijetimit nga kanceri i ezofagut është vetëm 20%. Nëse keni djegie në gjoks, e cila nuk largohet me marrjen e ilaçeve tuaja të lukthit, si dhe nëse keni vështirësi në gëlltitje, atëherë gjithsesi sa më shpejt duhet të shkoni te mjeku.

Duhet ditur se kanceri i ezofagut prek katër herë më shumë meshkujt, sesa femrat. Michael Sprang, profesor i gastroenterologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Illinoi, këshillon që, nëse nuk keni vështirësi në gëlltitje, por vetëm me djegësim, i cili kalon me ilaçe, atëherë nuk ka arsye për t'u shqetësuar. E tëra që duhet të bëni është ndryshimi i menysë, duke evituar ushqimet me mëlmesa, si dhe kafen dhe alkoolin. Nëse keni dyshime në lidhje me këtë kancer, atëherë mjeku mund t'ua bëjë endoskopinë.

(Kosova Sot Online)