Ushqimet që djegin më shumë kalori, sesa që përmbajnë në vetvete

  • E.K /
  • 22 tetor 2020 - 14:15
Ushqimet që djegin më shumë kalori, sesa që përmbajnë në vetvete

Të njohura si ushqimet me kalori negative, këto ushqime janë të përkryera që t'i konsumoni sa herë që doni të hani, pa shtuar në peshë.

TRANGUJT

Përmbajtja kalorike: 100 g përmbajnë 16 kalori Të përbërë kryesisht nga uji, trangujt po ashtu janë burim i mirë i vitaminës C, prandaj mund ta ulin nivelin e lartë të inflamacionit në trup. 'Trangujt përmbajnë thartirë askorbike dhe thartirë kafeike, që zvogëlojnë mbajtjen e ujit në organizëm", thotë Daisy Connor, nutricioniste.

SPECAT DJEGËS

Përmbajtja kalorike: 100 g përmbajnë 40 kalori Shija djegëse është ajo që i bën këta speca njërin nga ushqimet më të mira për djegien e kalorive. Falë kapsaicinës, specat djegës e rrisin metabolizmin, duke djegur kaloritë menjëherë pasi t'i konsumoni ato. Po ashtu, shija djegëse, në aspektin afatgjatë, ju bën që të hani më pak.

SHPARGUJT

Përmbajtja kalorike: 100 g përmbajnë 20 kalori Një mënyrë e mirë për t'u detoksikuar, ngrënia e shpargujve po ashtu mund të ndihmojë në shpejtimin e metabolizmit. Përpos humbjes së kileve, shpargujt janë ushqim i preferuar edhe për gratë shtatzëna, meqë përmbajnë folate, të cilat zvogëlojnë rreziqet gjatë shtatzënësisë.

MOLLËT

Përmbajtja kalorike: 100 g përmbajnë 52 kalori Kjo vlen vetëm për mollët e gjelbra, e jo për të kuqet. Edhe pse nuk mund të konsiderohen strikt një ushqim me kalori negative, mollët e gjelbra janë të pasura me fibra, që ju mbajnë të ngopur më gjatë.

DOMATET

Përmbajtja kalorike: 100 g përmbajnë 18 kalori Me shije të mirë dhe plot likopen, domatet janë ndër ushqimet më të mira për t'i përfshirë në menynë tuaj. Të ziera ato janë më të shëndetshme sesa të freskëta. Domatet e ziera janë efikase kundër niveleve të larta të kolesterolit dhe shtypjes së lartë të gjakut. Likopeni është një substancë e fuqishme antioksiduese, që e zvogëlon rrezikun nga infarkti i zemrës dhe i trurit.

KAFJA

Përmbajtja e kalorive në një kafe mesatare: 2 kalori Por, kur pihet pa sheqer dhe pa qumësht, një filxhan kafe ka zero kalori. Nëse e pini kafen e tillë të zezë, dijeni se jeni duke e konsumuar pijen më të mrekullueshme për të humbur në peshë. Por, me kafe nuk duhet ta teproni, meqë sasitë e tepërta ndikojnë negativisht në zemër.

(Kosova Sot Online)