Qepa e re bën çudinë

  • A.P /
  • 23 October 2020 - 15:25
Qepa e re bën çudinë

Mjekësia alternative qepën e re e konsideron shumë me vlerë dhe ushqim të shëndetshëm, e cila ndikon në trup si nga jashtë po ashtu edhe nga brenda. Pos se ndihmon te ftohjet dhe shtypja e gjakut, ndikon edhe kundër kërpudhave, stresit dhe lodhjes.

PEZMATIMI I FYTIT

Preni qepën në copëza, mund t'i shtoni edhe xhenxhefil të qëruar dhe kripë dhe krejt së bashku i vendosni në një qese apo peshqir për t'u ngrohur. Kompresën e ngrohtë e vendosni në hapësirat e pezmatuara (gjoks, fyt, apo edhe shpinë).

KËMBËT E ËNJTURA

Qepën e re zieni për disa minuta. Me blender e imtësoni, nëse është nevoja ia shtoni edhe pak ujë, derisa masa të shndërrohet në paste. Me një paste si kjo lyeni këmbët e ënjtura. Kjo recetë përdoret me qindra vjet dhe është shumë efektiv.

RRJEDHJET E HUNDËS

Shtrydheni qepën e re dhe me lëngun e saj e lagni një peshqir. Kompresën ashtu të lagur e vendosni në hundë, në hapësirat e sinuseve.


(Kosova Sot Online)