Duhanxhinj, ja si ta përgatisni eliksirin për pastrimin e mushkërive

  • E.K /
  • 23 October 2020 - 11:24
Duhanxhinj, ja si ta përgatisni eliksirin për pastrimin e mushkërive

Nëse jeni duhanxhi, me siguri deri më tani njëherë keni pasur bronkit, të cilin e karakterizon një kollë specifike. Më së miri do të ishte ta lini duhanin, por nëse nuk jeni të gatshëm ta merrni këtë hap, ju paraqesim që në ushqimin e përditshëm t'i shtoni këta artikuj.

HUDHRA

Tashmë dihen disa dobitë nga qepa dhe hudhra. Që të dyja kanë efekt kundër kancerit dhe janë parandalim për sëmundjet malinje.

XHENXHEFILI

Kjo erëz e vjetër me prejardhje nga Lindja njihet për efektin e saj shërues. Xhenxhefili është i rëndësishëm për hedhjen e sekretimit të grumbulluar në mushkëri si pasojë e duhanit.

KURKUMA

Kjo erëz e verdhë është e pasur me vitamina dhe minerale dhe përmban aminoacidet omega 3. Kurkuma lufton viruset, bakteret dhe qelizat e kancerit. Receta për eliksir: Për shurupin kundër kollës dhe pastrimin e mushkërive: 400 g qepë, 1 l ujë, 400 g sheqer, 2 lugë kurkumë, xhenxhefil.

PËRGATITJA

Në enë shtoni ujin, sheqerin dhe i vloni. Shtoni qepën e qëruar dhe xhenxhefilin. Shtoni kurkumën dhe ulni temperaturën. E vloni derisa sasia nuk pakësohet për dy herë. Masën e ruani në kavanoz prej qelqi, në frigorifer, merrni nga dy lugë në mëngjes dhe në mbrëmje para gjumit.

(Kosova Sot Online)