Ilaçet natyrale që e shërojnë diarrenë

  • E.K /
  • 27 October 2020 - 14:29
Ilaçet natyrale që e shërojnë diarrenë

Diarreja shfaqet krejt papritur dhe pa paralajmërim. Ju bën të ndiheni keq dhe pishman për secilin ushqim që e keni konsumuar paraprakisht. Në vijim ju paraqesim ilaçet natyrale, që ju ndihmojnë të merreni me diarrenë.

PROVONI BORONICAT!

Për problemet e ngjashme me barkun në Sudei, pacientëve u është përshkruar supë me boronica të thara. Antocianidet posedojnë substanca kundër baktereve dhe antioksiduesit ju ndihmojnë të luftojnë bakteret e tilla.

HANI USHQIME ME NISESHTE!

Ushqimet e tilla ndihmojnë në rikuperimin e barkut dhe sjellin një rehati më të madhe. Perimet me rrënjë ndikojnë mirë te një stomak i irrituar përfshirë këtu edhe nutrientet që posedojnë. Orizi i gatuar u shkon për shtati të gjithë atyre që vuajnë apo që janë duke u shëruar nga diarreja.

PINI ÇAJ KAMOMIL!

Nëse dëshironi të relaksoheni nga inflamacionet në zorrë, çaji nga kamomili është arsyeja e duhur. Tri gota në ditë me çaj kamomili janë të shkëlqyeshme për shëndetin dhe tretjen në përgjithësi.

SHMANGNI KAFEINËN!

Prodhimet e djathit nuk u këshillohen të gjithë atyre që vuajnë nga diarreja. Kafeina po ashtu nuk lejohet pasi që stimulon zorrët. Sheqeri që gjendet në fruta vetëm sa e përkeqëson atë. Konsumoni supë, oriz, banane, patate dhe karrota.

KONSUMONI JOGURT!

Kefiri ose jogurti me kulturat e tyre të gjalla ofrojnë mbrojtje të fortë nga bakteret e dëmshme që shkaktojnë diarrenë. Acidi laktik në zorrë ndihmon në luftimin e baktereve që mundet të shkaktojë diarrenë.

RRINI TË HIDRATUAR!

Tetë gota lëngje në ditë janë ajo që kërkohet kur vuani nga diarreja. Po ashtu mund të pini çaj me pak sheqer. Zëvendësimet për elektrolitet janë një shtytje e mirë, pasi që nuk është zgjedhje e mirë të humbni elektrolitet.

(Kosova Sot Online)