Receta e lashtë kundër infeksioneve

  • A.P /
  • 29 October 2020 - 15:31
Receta e lashtë kundër infeksioneve

Formula rrjedh nga Evropa e mesjetës dhe ndikon si antibiotik. Po ashtu, ky ilaç posedon një formulë të fortë të lufton bakteret dhe viruset, shton qarkullimin e gjakut në të gjitha pjesët e trupit. Është zgjedhje e duhur kundër kandidës. Vërejtje: Mund të mbani doreza gjatë përgatitjes, kujdes, aroma e saj është shumë e fortë e kjo mundet t'i stimulojë sinuset.

 

PËRBËRËSIT:

700 ml uthull të freskët të mollës; ¼ e gotës hudhër të copëtuar; ¼ e gotës qepë të copëtuar; 2 speca të kuq pikant; ¼ e gotës xhenxhefil të copëtuar; 2 lugë rrikë të bluar; 2 lugë kurkumë, pluhur apo edhe rrënjë të kurkumës.

 

PËRGATITJA: Përzieni të gjithë përbërësit në një enë, pos uthullës. Masën e vendosni në kavanoz. Më së miri që 2/3 e kavanozit të përbëhen nga përbërësit e thatë, pjesën tjetër e mbushni me uthull. E mbyllni mirë dhe e përzieni. Kavanozin ta mbani në vend të thatë dhe të ftohtë për dy ditë. E përzieni disa herë në ditë. Pas 14 ditëve, e përzieni dhe e kulloni. Mos e mbani më pas në frigorifer. Këshillë: Mund ta përdorni në kuzhinë - përzieni me vaj ulliri dhe e përdorni s sallatë apo shtesë për gjellë. Përdorimi: Merrni nga 1 lugë çdo ditë për ta forcuar sistemin imun. Shtojeni sasinë çdo ditë, maksimumi një gotë e vogël në ditë. 

(Kosova Sot Online)