Dobitë e panjohura të hudhrës

  • A.P /
  • 30 October 2020 - 15:30
Dobitë e panjohura të hudhrës

Të gjithë e dimë se hudhra është njëra ndër perimet më të shëndetshme. ajo ka veti antibakteriale, antivirale, si dhe kundër kërpudhave. E forcon sistemin imunitar dhe tërë organizmin. Por, hudhra ka edhe disa dobi për të cilat dinë pak njerëz. Hudhra, meqë ka veti antifungale (kundër kërpudhave), është efikase edhe në shërimin e infektimit të shputave të këmbëve me kërpudha. Në ujë të vakët vendosni pak hudhër të shtypur dhe futni këmbët në këtë ujë.

Për shkak të vetive antibakteriale, hudhra është efikase edhe kundër akneve. Merreni një thelb të prerë në dysh të hudhrës dhe, me pjesën e prerë, fërkoni aknet. Mos e lyeni tërë fytyrën, por vetëm majën e aknes. Këtë duhet ta përsërisni disa herë në ditë. Po ashtu, është parë që hudhra i forcon edhe thonjtë. Merreni pak hudhër pluhur, vendoseni në llak të tejdukshëm të thonjve, lëreni që të qëndrojë shtatë ditë dhe me të ngjyeni thonjtë që thyhen lehtë. Vaji i hudhrës ndihmon te dhembja e veshit. Hudhra mrekullibërëse është efikas edhe për pastrim, sidomos nëse përzihet me lëng të limonit dhe me uthull. 

(Kosova Sot Online)