Studimi, prija e këtyre dy gjërave mund të na shpëtojë jetën

  • E.K /
  • 31 tetor 2020 - 09:33
Studimi, prija e këtyre dy gjërave mund të na shpëtojë jetën

A i ndihmon me të vërtetë kafeja dhe çaji jeshill pacientët me diabet të tipit 2?

Të gjithë ata që kujdesen për shëndetin e tyre përqendrohen në dy gjëra: aktiviteti fizik që bëjnë dhe ushqimet dhe pijet që konsumojnë.

Për ata që jetojnë me diabet, gjithsesi, monitorimi i gjërave që janë dhe pinë është një punë e vazhdueshme.

Një studim i fundit ka zbuluar se pirja e një sasie të konsiderueshme kafeje dhe çaji jeshil çdo ditë ul me 63% rrezikun e vdekshmërisë për njerëzit që kanë diabet të tipit 2.

A i ndihmon me të vërtetë kafeja dhe çaji jeshill pacientët me diabet të tipit 2?

Janë 422 milionë njerëz në të gjithë botën me diabet të tipit 2.  Dhe teksa mjekimi mund të jetë i suksesshëm në uljen e rrezikut të sëmundjes, çdo regjim ilaçesh mund të shkaktojë efekte anësore, kështu që alternativa të tjera si kujdesi ndaj gjërave që hamë ose pimë janë një gjë shumë e mirë.

Si të ndihmon çaji jeshil që të kesh shëndet të mirë?

Studime të mëparshme kanë analizuar të mirat e çajit jeshil, me disa prej tyre që kanë treguar se ul rrezikun e zhvillimit të diabetit,  dhe të tjerë që kanë treguar se mund të përmirësojë mbajtjen nën kontroll të glukozës dhe insulinës.

Megjithatë, një studim i ri i bërë nga shkencëtarët e Kyushu University dhe Hakujyuji Hospital në Japoni kanë analizuar ata njerëz që kishin diabet të tipit 2 për të parë se çfarë ndikimi kishte çaji jeshil tek ata.

Shkencëtarët kanë stu diuar4.923 pacientë dhe kanë zbuluar se ata që kanë pirë katër ose më shumë gota çaji jeshill në ditë e kanë ulur me 40% rrezikun e vdekshmërisë.

Po kafeja?

Në mënyrë të ngjashme, kafeja ka treguar se ul rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2, por në këtë rast, studiuesit kanë vëzhguar njerëz të prekur nga diabeti. Dhe studimi, që është publikuar në  BMJ Open Diabetes Research&Care, ka zbuluar se konsumimi i dy ose më shumë gotave me kafe në ditë ul rrezikun e vdekshmërisë me 41%.

Por konsumimi i kafesë dhe çajit jeshil jep efektin më të mirë.

Konsumimi i të dy pijeve jep efekte më të mira. “Kombinimi i çajit jeshil dhe kafesë ul rrezikun e vdekshmërisë te njerëzit me 63%”, kanë thënë autorët e studimit.

(Kosova Sot Online)