6 ushqimet e përditshme që fshehurazi janë të mbushura me sheqer

  • E.K /
  • 03 nëntor 2020 - 16:05
6 ushqimet e përditshme që fshehurazi janë të mbushura me sheqer

Mjekët pohojnë se njerëzit duhet më pak ta konsumojnë sheqerin. Por, më lehtë është të thuhet sesa të bëhet. Gjithsecili që ka provuar ta heqë qafe sheqerin e di se duhet shmangur ëmbëlsirat, pijet e gazuara... Në vijim ju paraqesim disa nga ushqimet që janë përplot me sheqer, e nuk do t'jua merrte mendja se kanë.

SUPA

Një pjatë me supë është relaksuese, megjithëse edhe ky ushqim i këndshëm mund të ketë sheqer. Një supë me mish gjedhi posedon rreth një lugë sheqer, kështu që mos u mashtroni, lexoni udhëzimet dhe përmbajtjen.

JOGURTI

Një tjetër zgjidhje që dukej të jetë e shëndetshme, por ja që vjen plot me sheqer. Disa nga llojet e sheqerit vijnë në mënyrë natyrale, por edhe kompanitë shtojnë ëmbëltues. Një paketim i jogurtit grek vjen me katër lugë sheqer.

BUKA

Atë bukë të thekur, të lyer me xhem, tashmë e keni ëmbëltuar. Një bukë nga gruri i bardhë doli se përmban sheqer në përmbajtjen e tij, madje rreth dy gramë, që i bie një gjysmë luge.

GJALPI I KIKIRIKËVE

Varet nga lloji për të cilin tashmë jeni përcaktuar, por gjalpi nga kikirikët mund të vjen i paketuar me sheqer. Lloje të ndryshme të tij mund të vijnë me rreth shtatë gramë sheqer të paketuar, apo rreth dy lugë sheqer.

DRITHËRAT

Shumica e nejçëve tashmë e di se drithëra përmbajnë sheqer, sidomos ato llojet e dedikuara për fëmijët. Në disa raste mund të befasoheni, por nuk ka edhe aq dallim të madhe midis moshave. Disa drithëra me boronica të kuqe kanë rreth nëntë gramë sheqer, apo më shumë se dy lugë.

USHQIMET E NGRIRA

Në rast se nuk e keni të qartë deri më tani, por, vetëm për faktin se nuk është desert, kjo nuk do të thotë se nuk posedon sheqer. Picat të cilat janë të prodhuara për mikrovalë posedojnë rreth shtatë gramë sheqer, pothuajse dy lugë.

(Kosova Sot Online)