Ja si t'i largojmë helmet nga zorrët

  • E.K /
  • 05 November 2020 - 15:05
Ja si t'i largojmë helmet nga zorrët

Për 70 vjet të jetës, nëpër zorrët tona kalon deri 100 tonelata ushqim dhe rreth 40000 litra lëngje, gjë që dmth se në zorrë, me kalimin e kohës, vjen deri te grumbullimi i rreth 15 kilogramësh mbetjesh helmuese. Për këtë shkak, zorrët tona kanë nevojë që të pastrohen. Me anë të klizmave pastrohet vetëm një pjesë e zorrëve, prandaj ato nuk janë zgjidhje e preferuar, meqë po ashtu dëmtojnë edhe florën e zorrëve.

Por, ekziston një zgjidhje në formë të preparatit të thjeshtë, të bërë në shtëpi. Me anë të përdorimit të përditshëm të përzierjes së farave të lirit dhe kefirit, zorra e hollë dhe ajo e trashë mund të pastrohen nga fundërrinat e mukusit, fekaleve dhe parazitëve, duke mos e dëmtuar mikroflorën e dobishme të zorrëve. Kjo recetë ndihmon në normalizimin e peshës trupore dhe të shtresave dhjamore. Po ashtu, ka ndikim pozitiv në metabolizmin e lipoideve. Kjo përzierje duhet të konsumohet tri javë, në mëngjes, në vend të kafjallit.

RECETA

Java e parë: 1 lugë të lirit të bluar, të përzier me 100 ml kefir Java e dytë: 2 lugë të lirit të bluar, të përzier me 100 ml kefir Java e tretë: 3 lugë të lirit të bluar me 150 ml zefir.

(Kosova Sot Online)