
Lexoni edhe:
Hudhra, mbrojtësi i shëndetit tonë
A dëshironi t'i hiqni qafe dhjamin e grumbulluar nga hapësirat e belit, atëherë përgatitni në shtëpi shurupin me pesë përbërës që është aleati i duhur për humbjen në peshë. Për të holluar belin, së pari duhet larguar ujin tepricë nga organizmi e aty shfaqen ushqimet me efekt prej diuretiku. Pos se ju ndihmon në shkrirjen e dhjamit, ky shurup forcon sistemin imun, përmirëson shikimin, kujtesën dhe pasqyrën e gjakut. Në kombinim me ushtrimet, ky lloj i shurupit është një kombinim fitues për një humbje të shëndetshme në peshë.
Hudhra, mbrojtësi i shëndetit tonëLexoni edhe:
PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM PËR TA PËRGATITUR SHURUPIN
125 gramë rrikë, 4 limonë, 3 lugë mjaltë, 2 lugë kanellë dhe rrënjë të xhenxhefilit. Në blender imtësoni apo copëtoni xhenxhefilin dhe rrikën me thikë. Më pas aty shtoni edhe lëngun e limonit të shtrydhur dhe i përzieni në të njëjtin blender edhe për disa minuta. Më pas ia shtoni edhe mjaltin përzierjes dhe kanellën dhe i përzieni derisa të bashkohen. Masën e fituar e vendosni në një kavanoz të pastër prej qelqi. Hani nga një lugë shurup, dy here në ditë para shujtave. Masën mund ta përdorni edhe para se t'i filloni ushtrimet. Shurupin mund ta përdorni për së paku 2 javë e më pas të bëni një pauzë treditore. Nëse vuani nga ndonjë sëmundje e rendë, para se ta përdorni ilaçin këshillohuni me mjekun.
(Kosova Sot Online)