Çfarë flasin duart për shëndetin tuaj?

  • E.K /
  • 10 November 2020 - 15:08
Çfarë flasin duart për shëndetin tuaj?

Lëkura me lloj zbokthi në gishtërinj mund të jetë shenjë e mungesës së vitaminave B, qërimi i lëkurës së duarve do të thotë ekzemë e dridhja e tyre mund të vjen si pasojë e antidepresivëve. Duart janë pasqyrë e shëndetit dhe ndryshimet më të vogla në lëkurë apo në thonj mund të fshehin një problem shëndetësor. Nëse dridhja në duar nuk ndalon, kjo është shenjë e Parkinson-it, që ndikon në sistemin nervor që është përgjegjës për kontrollin e lëvizjeve.

GISHTËRINJTË

Lëkura e përhapur në formë të zbokthit në gishtërinj do të thotë se mund të keni mungesa të vitaminave B. Trupit i mungon niacina (B3) dhe biotina (B7), të cilët përmirësojnë dëmtimet në lëkurë, nxitin prodhimin e kolagjenit dhe parandalon tharjen. Sugjerohet që në ushqim të shtoni peshkun, kërpudha dhe avokado.

LËKURA

Qërimi i pandalshëm i lëkurës që nuk vjen si pasojë e ftohjes apo erës mund të ndërlidhen me ekzemë, psoriazë, dermatit dhe infeksion me kërpudha. Në qoftë se këto sëmundje nuk janë shkaku, atëherë lëkurën duhet ta ushqeni me kremra që për bazë kanë vitamina A dhe E. Këto krijojnë një shtresë mbrojtëse, parandalojnë tharjen dhe ushqejnë lëkurën përreth thonjve.

THONJTË

Thonjtë e shëndetshëm duhet të kenë ngjyrë vjollcë, që do të thotë se janë përplot me gjak dhe oksigjen, e ndryshimet në dukjen dhe formën e tyre mund të tregojnë problem me shëndetin dhe ushqimin. Thonjtë e bardhë janë shenjë se vuani nga anemia, sëmundjet e mëlçisë dhe probleme me zemër. Thonjtë që thyhen tregojnë mungesën e zinkut në organizëm. Në ushqim sugjerohet të përfshini drithëra, perime me lëvore të forte, bollgur dhe mish. Kjo mund të jetë pasojë edhe e problemeve me tiroide. • Thonjtë elastikë tregojnë se trupit i mungojnë proteina dhe kalcium, prandaj ju sugjerojmë më shumë spinaq dhe sardele.

(Kosova Sot Online)