A transmetohet myku i këmbëve nga një person te tjetri?

  • E.K /
  • 12 November 2020 - 15:40
A transmetohet myku i këmbëve nga një person te tjetri?

Po. Pasi, ndodh që një person,  i cili vuan nga myku të infektojë edhe personat e tjerë të familjes. Kjo ndodh pasi ne në shtëpi na ndodh që të ngatërrojmë edhe pantoflat e njëri – tjetrit. Në momentin që pantoflat i vesh personi tjetër i familjes  edhe ai merr infeksion, pasi myku është një sëmundje lëkure që përhapet nga një person te një tjetër.

Edhe pse personi tjetër nuk mund të ketë djersitje të këmbës, mund të jetë një njeri shumë i rregullt, që përdor sandale, që i lan këmbët, por e merr mykun nëpërmjet rrugës së sipër përmendur.  Prandaj te “gabi” çdo gjë mund të blihet, por këpucët nuk blihen. Kjo sepse çdo gjë tjetër mund të dezinfektohet, këpucët jo, pasi nuk ke si ta dezinfektosh.  Përveç kësaj, këpuca e re pasi e përdor merr formën e këmbës.

Ndryshe e merr për  X-in dhe ndryshe për Y-nin, pastaj kalojmë në probleme të tjera, si janë ato të kallove dhe të deformimit. Por, këto këpucë që blihen te “gabi” mund të kenë edhe myk, myk i cili mund të kaloj pastaj edhe te personi që i ble dhe i përdor ato. Prandaj, e mira është që për këto mallra që shiten te gabi, të krijohet një qendër dezinfektimi  dhe mbasi këto mallra të gjitha të kenë hyrë në këtë qendër dezinfektim, të marrin miratimi për tu shituar.  Nuk ka rëndësi se kush e kontrollon, bashkia apo ministria rëndësi ka që ta kontrolloj një institucion. Ka edhe myqe të tjerë që merren nëpërmjet rrobave, por ato zjehen dhe hekurose dhe myku largohet, por për këpucën nuk ke çfarë të bësh.

(Kosova Sot Online)