Melhemi çudibërës që shëron të gjitha sëmundjet

  • E.K /
  • 16 November 2020 - 15:05
Melhemi çudibërës që shëron të gjitha sëmundjet

Me këtë melhem mund të shërohet bronkitisi, të ënjturat, plagët e hapura, inflamacionet e vezoreve. Kremi është i thjeshtë për ta përdorur, por edhe shumë i shëndetshëm për shumë sëmundje.

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM

1 vezë (e zier, sepse nevojitet vetëm të kuqtë); - 400 ml vaj bimor (vaj ulliri apo ndonjë tjetër vaj që posedoni) ; - 60 g dyllë të bletëve.

PËRGATITJA

Në një enë qitni vaj, aty shtoni një pjesë të dyllit. Më pas shtoni të kuqtë e vesë me dyllë. Kur ta hiqni nga zjarri dhe vaji të qetësohet, përsëri e ktheni në zjarr, duke e përzier. Kur të ndryshojë ngjyrë, e hiqni nga zjarri dhe e lini të qëndrojë për 20 minuta. Kur kremi të ftohet, e vendosni në kavanoz prej qelqi. Kur ta përdorni për sinuse, duhet ta shkrini dhe disa pika t'i qitni në hundë. Nëse keni probleme me bronkitis apo të thatin, konsumoni tri lugë të kremit, tri herë në ditë para shujtave. Në rast të dhimbjeve të dhëmbit apo plagëve të hapura, vendoseni në vendin ku ndjeni dhimbje. Me të mund të forconi thonjtë dhe të shëroni hemorroidet.

(Kosova Sot Online)