I afrohet fundit testimi i vaksinës anti-covid për ata që s’kanë sistem imunitar funksional

  • A.P /
  • 21 nëntor 2020 - 13:33
I afrohet fundit testimi i vaksinës anti-covid për ata që s’kanë sistem imunitar funksional

Një alternativë e mundshme ndaj vaksinës normale kundër koronavirusit për njerëzit pa sistem imunitar funksional ka hyrë në fazën e fundit të testimit.

Kjo substancë është prodhuar përmes përdorimit të antitrupave, të cilët krijohen nga sistemi imunitar për ta luftuar infeksionin. Antritrupat janë marrë nga një pacient i vetëm me koronavirus në Shtetet e Bashkuara.

Shpresohet që kjo vaksinë alternative do të mund të ofronte mbrojtje për pacientët për së paku gjashtë muaj, shkruan BBC.

Në fazën e fundit të testimit, e cila filloi të shtunën në Mançester të Britanisë së Madhe, do të marrin pjesë një mijë persona.

Katër mijë persona tjerë janë të përfshirë në testimin e kësaj vaksine në nivel global, ndërsa procesi i testimit është organizuar nga kompania “AstraZeneca”.

Javëve të fundit ka pasur rezultate premtuese për zbulimin e një vaksine kundër sëmundjes COVID-19, por qindra mijëra njerëz mund të mos përfitojnë prej saj për shkak se nuk kanë sistem imunitar funksional.

Kjo mund të ndodhë për shkak të deficitit imunitar ose për shkak të përdorimit të ilaçeve që e dëmtojnë sistemin imunitar, siç janë ilaçet për trajtimin e kancerit.

Kompania “AstraZeneca”, e cila po e zhvillon këtë vaksinë alternative, thotë se shpreson që substanca të ofrojë mbrojtje nga gjashtë deri në 12 muaj për personat me sistem imunitar të dobët ose jofunksional.

(Kosova Sot Online)