Pastroni zorrët në mënyrën më të shëndetshme

  • E.K /
  • 22 November 2020 - 13:36
Pastroni zorrët në mënyrën më të shëndetshme

Në vijim ju paraqesim një recetë të vjetër tradicionale, që sipas ekspertëve pastron zorrët, si dhe ndikon në parandalimin e shfaqjes së kancerit. Për këtë recetë ju nevojiten këta përbërës: gjysmë kilogrami karota të freskëta, gjysmë kilogrami panxhar të freskët, kajsi të thara, rrush të tharë, një lugë mjaltë. Përgatitja: Merrni gjysmë kilogrami karota të freskëta e po ashtu aq panxhar të freskët.

Perimet imët i copëtoni dhe i vendosni në enë me emal. E mbushni me ujë të vluar në mënyrë që uji të jetë dy gishta sipër perimeve. Më pas shtoni nga një grusht kajsi dhe rrush të tharë. Enën e vini mbi zjarr në mënyrë që uji të vlojë. Menjëherë pasi të ftohet, shtoni një lugë mjaltë dhe e lini të qëndrojë për 12 orë në vend të thatë. Lëngun mund ta pini, pjesën tjetër mund ta përdorni duke e shtuar për qëllime të kuzhinës. Pini nga gjysmë gote, tri herë në ditë para shujtave. Pastrimi i zorrëve me këtë recetë mund të zgjatë një muaj. Pas një muaji, zorrët tuaja do të jenë të pastra, nuk do të përmbajnë helme. Pjesën tjetër të lëngun ta ruani në frigorifer.

(Kosova Sot Online)