Arsyet kryesore që shkaktojnë qeskat në sy

  • E.K /
  • 22 nëntor 2020 - 14:06
Arsyet kryesore që shkaktojnë qeskat në sy

Qeskat mund të shfaqen shkaku i disa problemeve shëndetësore apo shprehive. Më të shpeshtat janë: lodhja, pagjumësia, qëndrimi tepër i gjatë para kompjuterit apo TV, por edhe shumë të tjera. Shfaqja e tyre tregon edhe problemet shëndetësore, si problemet me veshka.

HORMONET E ÇRREGULLUARA

Te gratë, gjatë kohës së ciklit menstrual, hormonet "çmenden", e kjo shkakton mbajtjen e lëngjeve në trup, probleme me gjumë dhe si pasojë e kësaj shfaqen qeskat e errëta të syve. Një javë para ciklit menstrual, shmangni kripën, përkatësisht ushqimet e njelmëta dhe karbohidratet që mbajnë lëngjet në trup.

ALERGJITË

Qeskat e syve mund të shfaqen edhe si pasojë e alergjive në ushqim. Më së shpeshti shfaqen kur bëhet fjalë për jotolerancën në laktozë dhe gluten, por edhe te pemët dhe perimet, të trajtuara me pesticide.

HUNDA E BLLOKUAR

Nëse keni probleme me sinuse, nëse janë të bllokuar, do të shfaqet presioni në enët e gjakut që shtrihen në drejtim të syve dhe hundës, që më pas shkakton shfaqjen e qeskave të errëta në sy. Për ta përmirësuar qarkullimin e gjakut, bëni inhalim.

(Kosova Sot Online)