Jogurti kundër diabetit

  • A.P /
  • 23 November 2020 - 15:22
Jogurti kundër diabetit

Konsumimi i përditshëm i jogurtit në hulumtimin e shkencëtarëve të universitetit në Harvard ndërlidhet mesatarisht me 18 për qind më pak rrezik për t'u prekur nga diabeti, tipi 2. Revista shkencore "BMC Medicine" shkruan se konsumimi i jogurtit nuk është shkop magjik dhe thekson se ushqimi i shëndetshëm është kyç në mbajtjen e masës trupore dhe reduktimin e rrezikut për t'u prekur nga diabeti, tipi 2.

Të dhënat e reja janë grumbulluar me pjesëmarrjen e 51.000 meshkujve dhe 238.000 femrave, prej të cilëve rreth 15.000 vuanin nga diabeti, tipi 2. Studiuesit pohojnë se konsumimi i prodhimeve tjera të qumështit nuk ndërlidhej me rrezikun për diabet, tipin 2. Një nga shpjegimet e shumta për rezultatet e fituara bazohet në ndikimin e probiotikëve nga jogurti, përkatësisht në ndikimin e tyre në zvogëlimin e proceseve infektuese dhe përmirësimin e funksionimin e hormoneve kyçe për kontrollin e oreksit. Simptomat e para janë etja e shtuar, urinimi i shpeshtë dhe mbipesha. Diabeti, tipi 2 në fillim shërohet përmes ushtrimeve dhe ushqimit, e nëse sheqeri në gjak nuk ulet më këto masa, nevojiten ilaçe.

(Kosova Sot Online)