Vaksina për Covid-19 e Oksfordit është efektive dhe më e lirë se dy të tjerat

  • A.P /
  • 23 November 2020 - 16:21
Vaksina për Covid-19 e Oksfordit është efektive dhe më e lirë se dy të tjerat

Vaksina kundër koronavirusit, e zbuluar nga Universiteti i Oksfordit është shumë efektive në parandalimin e virusit dhe ka shfaqur efekte pozitive tek  njerëzit që shfaqin simptoma Covid-19, shkruan BBC.

Të dhënat e përkohshme kanë bërë të ditur se efekti pozitiv me 70%, mund ta ketë ndryshuar dozën në 90% me rezultate të mira efektive. Rezultatet do të shihen si një triumf, por pas Moderna dhe Pfizer, të cilët llogaritet të jenë mbi 95 për qind efektive. Sidoqoftë, vaksina në Oksford është shumë më e lirë dhe është më e lehtë për tu ruajtur dhe për të arritur në çdo cep të botës sesa dy të tjerat.

 

Pra, vaksina do të luajë një rol të rëndësishëm në trajtimin e pandemisë, nëse miratohet për përdorim nga autoritetet shtetërore.

“Njoftimi sot na çon një hap më afër kohës ku mund të përdorim vaksinat për t’i dhënë fund shkatërrimit të shkaktuar nga virusi “, tha zbuluesja e vaksinës, profesoresha Sarah Gilbert.


(Kosova Sot Online)