Bima e malit që shëron plagët dhe të gjitha llojet e gjakderdhjes

  • E.K /
  • 26 nëntor 2020 - 13:43
Bima e malit që shëron plagët dhe të gjitha llojet e gjakderdhjes

Një bimë shumëvjeçare me gjatësi deri në 40 cm, që në latinisht quhet Alchemilla Vulgaris, e që në popull njihet në disa vise me emrin e thjeshtë "bima e malit", është efikase për shërimin e plagëve, për "sëmundjet e grave" dhe te të gjitha llojet e gjakderdhjeve. Meqë përmban taninë, kjo bimë tkurrë indet, prandaj është efikase kundër çdo lloji të gjakderdhjeve, duke përfshirë edhe gjakderdhjet menstruale. Alchemilla Vulgaris është efikase edhe te temperaturat e larta, te problemet me lukth dhe te problemet e zorrëve.

Përdoret edhe kundër vështirësive me veshka dhe me fshikë të urinës. Duke qenë se e forcon imunitetin, Alchemilla është e dobishme për tërë organizmin, sidomos te personat me anemi. Sa i përket përdorimit të jashtëm, kjo bimë është efikase kundër sëmundjeve të ndryshme të lëkurës, te plagët e qelbëzuara, te thati i lëkurës, etj. Alchemilla përdoret edhe për shpëlarjen e gojës dhe për humbjen e kileve të tepërta.

(Kosova Sot Online)