Mjalti dhe kanella, ilaçi më i mirë

  • E.K /
  • 27 November 2020 - 15:10
Mjalti dhe kanella, ilaçi më i mirë

Këta dy përbërës kur të bashkohen pastrojnë traktin tretës prej parazitëve dhe bakteret. Përzierja, të cilën e thërrasin edhe një "bombë e shëndetit", zbut dhimbjet e zemrës, pengesat në tretje dhe ftohjen, parandalon dhe shëron aknet, njollat dhe dhimbjet e dhëmbit. Konsumimi i rregullt i mjaltit dhe kanellës shton energjinë jetësore, por ofron edhe kënaqësi dhe lumturi. Përdorimi i mjaltit dhe kanellës përdoret për:

SËMUNDJET E ZEMRËS

Nga kanella dhe mjalti mund të formoni një krem për ta lyer bukën. Më së miri ta konsumoni për kafjall dhe do të ulni kolesterolin, parandalon sulmin në zemër dhe rregullon ritmin e zemrës.

INFEKSIONET E FSHIKËZËS

Në një gotë qumësht përzieni 2 lugë kanellë pluhur dhe një lugë mjaltë dhe pini. Kjo përzierje shkatërron bakteret në fshikëz.

DHIMBJET E DHËMBIT

Përzieni një lugë kanellë në pluhur dhe pesë lugë mjaltë dhe e vendosni në dhëmbë tri herë në ditë, derisa dhimbja të zhduket.

PËRZIERJA QË SHËRON FTOHJEN

Tri ditë përdorni një lugë mjaltë të vakët me 1/4 e lugës kanellë. Në këtë mënyrë shërohet edhe kolla kronike dhe sinuset.

RËNIA E FLOKËVE

Përzierjen nga 3 lugë vaj të ngrohtë ulliri, 1 lugë mjaltë dhe një kanellë i mbani në flokë për rreth 15 minuta, më pas i shpëlani.

PËRMIRËSON TRETJEN

Para shujtës, duhet të hani 2 lugë mjaltë të erëzuar me kanellë pluhur. Kjo përzierje ndihmon tretjen e ushqimit më të rëndë.

AKNET DHE NJOLLAT

Përzieni 3 lugë mjaltë dhe 1 lugë kanellë dhe para se të flini përzierjen e vendosni në fytyrë. Mëngjesin tjetër fytyrën e shpëlani me ujë të vakët. Për dy javë, një përdorim si ky largon njollat dhe aknet.

LËNGU PËR HUMBJE NË PESHË

Gjysmë luge kanellë e përvëloni me ujë, e mbuloni dhe e lini të qëndrojë 30 minuta. Kur të ftohet, shtoni një lugë mjaltë. Gjysmën ta pini pak para gjymin e pjesën tjetër e lini në frigorifer. Në mëngjes, në lukth të thatë, e pini gjysmën tjetër.

(Kosova Sot Online)