Xhenxhefili, ilaçi i fuqishëm natyral

  • E.K /
  • 29 November 2020 - 15:19
Xhenxhefili, ilaçi i fuqishëm natyral

Xhenxhefili është një bimë e vjetër, e cila me mijëra vite përdoret si ilaç, erëz, ushqim dhe preparat për zbukurim. Është i pasur me kalcium, magnez, vitamina B6 dhe C, e është i pasur me substancën xhinxherol, përbërësin natyral që përmirëson punën e zorrëve, përmirëson punën e tretjes, zbut fryrjet, dhimbjet në lukth dhe parandalon ngërçet. Kapsaicia dhe piperina janë substanca kimike, që gjendet te specat pikant e substancën e ngjashme (xhinxherolin) e përmban xhenxhefili.

Kjo substancë ia dhuron shijen dhe posedon një efekt kundër inflamacioneve. Mu për këtë arsye, xhenxhefili u sugjerohet personave, që janë në fazën akute të artritit, në mënyrë që ta parandalojnë depërtimin dhe përparimin e mëtejmë të sëmundjes. Xhenxhefili është i njohur edhe si antioksidues, sepse posedon efekt kundër kancerit dhe inflamacioneve. Po ashtu, xhenxhefili parandalon shfaqjen e të thatit, e njihet edhe efekti i tij antibakterial, qetësues dhe analgjetik. Po ashtu përdoret edhe te shërimi i alergjive.

Përdoret edhe te shërimi i artritit reumatoid, osteoartriti dhe sëmundjet e tjera të indit lidhës. Hulumtimet kanë treguar se mund të pakësojë mundimet dhe të vjellat që shkaktohen si pasojë e shtatzënisë apo vozitjeve të gjata, si dhe të vjellat dhe mundimet të shkaktuara si pasojë e kimioterapisë. Ndihmon edhe te dhimbjet menstruale.

VETITË SHËRUESE TË ÇAJIT

Çaji nga xhenxhefili përdoret edhe për humbje në peshë, duke ofruar ndjenjën e ngopjes dhe duke përshpejtuar metabolizmin. Me rëndësi është të pini 250 ml çaj nga xhenxhefili 15 minuta para shujtës. Xhenxhefilin mund ta kombinoni edhe me bimët dhe ushqimet tjera, si për shembull me limon dhe mentë. Në mënyrë të drejtpërdrejtë qëroni xhenxhefilin në ujë, e lini të qëndrojë e më pas e pini. Do të ndjeni një djegie të lehtë. Po ashtu, qërojeni xhenxhefilin në mjaltë dhe e "erëzoni" me dy lugë kanellë dhe do të fitoni një pije të hatashme për forcimin e sistemit imun. Derisa e përpini mjaltin, do ta ndjeni se si po ju hapen dhe pastrohen rrugët e frymëmarrjes e po ashtu rritet edhe kapaciteti i mushkërive. Xhenxhefili përmirëson edhe qarkullimin e gjakut.

EFEKTET E MUNDSHME NEGATIVE

Kjo bimë pothuajse është ilaç natyral dhe ka shumë pak pasoja negative. Natyrisht, në gjithçka duhet konsumohet në mënyrë mesatare, pasi që mundet të shkaktojë irritimin e zgavrës orale. Të vetmit persona që u sugjerohet të mos e konsumojnë janë ata persona, që vuajnë nga gurët në idhcë, si dhe tek ata që marrin ilaçe për hollimin e vitit.

(Kosova Sot Online)