Ushqime alkaline që ndihmojnë te sëmundje të ndryshme akute

  • E.K /
  • 30 November 2020 - 14:10
Ushqime alkaline që ndihmojnë te sëmundje të ndryshme akute

Ushqimi alkalin mund të ndihmojë te sëmundje të ndryshme akute dhe gjendjeve si: osteoporoza dhe osteoartriti, diabeti, kanceri (i gjirit, prostatës, zorrës së trashë), sëmundjet e veshkave dhe gurët në idhcë, problemet me tretjen dhe lukthin, arterioskleroza dhe shtypja e lartë, kolesteroli, depresioni dhe pagjumësia, gihti. Filloni që nga sot të ushqeheni shëndetshëm me ndihmën e ushqimeve cilësore, të cilat i keni në pëllëmbë të dorës, dhe që do t'ju ndihmojnë në parandalimin dhe shërimin e shumë sëmundjeve aktuale.

HIKËRRORI

Është zëvendësim i shkëlqyeshëm për grurin dhe prodhimet e tij. Është e pasur me fibra bimore, përmban përbërës që na japin energji, është e hatashme në tretmanin dhe parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut. Është e shëndetshme për të gjithë ata që kanë probleme me të mavijosura të lehta, si dhe për femrat që kanë kapilarë të pëlcitur. Është shumë e shëndetshme për shujtën e mëngjesit, ditës dhe mbrëmjes. Është i dobishëm edhe për ata që kanë probleme me zemër, pasi që është i pasur me magnez dhe kalium.

LAKRA E BRUKSELIT

E ngjashme me spinaqin, kjo perime alkaline ka një shije të hidhur dhe nga pak të njelmët, që pakëson oreksin dhe ndihmon në rregullimin e shëndetshëm të peshës trupore. Është vërtetuar se përbërësit e saj parandalojnë rritjen e qelizave kancerogjene, e flavonoidet në lakrën e Brukselit ngadalësojnë kancerin e gjirit duke parandaluar riprodhimin e ADN-së në qeliza. Është e pasur me folate, posedon hekur, si dhe vitamina C dhe vitamina K.

LAKRA DHE LAKRA TURSHI

Duhet dalluar lakrën e bardhë dhe atë të kuqe, por më e mira është lakra e gjelbër, e cila përmban nivelin më të lartë të nutrienteve ushqyese të shëndetshme. Lakra është burim i shëndetit në këtë shekull, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për meshkujt apo femrat. Lakra e freskët dhe ajo turshi kanë efekt kundër viruseve, baktereve dhe kancerit. Është e pasur me vitamina C, A dhe E si dhe me mineralin esencial si me kalcium, i cili është i rëndësishëm për shëndetin e zemrës dhe sistemin nervor.

AVOKADO

Është e pasur me vitamina E, aminoacidet e shëndetshme dhe vitamina të grupit B. Sugjerohet ta kyçni në programin e detoksimit, sidomos nëse përfshiheni në pastrimin strikt të organizmit brenda një dite, atëherë avokado ju ngop dhe ju forcon. Avokado përmban luteinë, që e bën ideale për shëndetin e syve, si dhe në parandalimin e degjenerimit makular. Por, edhe pse konsiderohet të jetë ushqim i shëndetshëm, duhet ta dini se një avokado mesatar (që peshon rreth 200 gr) përmban rreth 320 kcal, që do të thotë se duhet të keni kujdes e të mos e teproni.

SELINO

Kjo super rrënjë jo vetëm se eliminon helmet, por relakson zemrën dhe e mbron atë si dhe forcon libidonë. Kaloritë i shkrin porsa ta konsumoni duke krijuar kalori negative, përkatësisht nxit shkrirje më të madhe të tyre. Njihet si një super ushqim që ndihmon të humbni në peshë në mënyrë të shëndetshme, ndërsa që është konstatuar se kilogramët e humbur nuk do të mund t'ju kthehen më.

LIRI DHE VAJI I LIRIT

Liri dhe vaji i tij janë të pasur me substanca që parandalojnë kancerin e gjirit, atë të mitrës dhe të prostatës. Posedon edhe një sasi të madhe të aminoacideve omega 3. Është ideale në programin e pastrimit të organizmit, preparat natyral kundër kapsllëkut, zvogëlon kolesterolin dhe rregullon nivelin e sheqerit në gjak. Liri është zgjedhja e duhur për të gjithë ata që kanë sistem të ndjeshëm tretës dhe për ata që vuajnë nga i thati në lukth.

(Kosova Sot Online)