Tetë ushqimet që e pastrojnë gjakun

  • E.K /
  • 10 December 2020 - 13:19
Tetë ushqimet që e pastrojnë gjakun

Konsumimi i artikujve të caktuar mund t'ju ndihmojë organeve të filtrojnë sa më shumë helme, dhe kështu të shmangni shfaqjen e shumë sëmundjeve.

HUDHRA

Hudhra është burim i pasur i squfurit, mineral esencial për organizmin, i cili eliminon helmet. Ai stimulon mëlçinë të prodhojë enzimat për detoksim, të cilat filtrojnë helmet nga gjakrrjedhja.

MAJDANOZI

Majdanozi ndikon si diuretik, i cili ju ndihmon veshkave që ta bëjnë punën e tyre dhe të eliminojnë helmet përmes urinës.

MËLLAGA

Mëllaga është e pasur me një sasi të madhe me antioksidues dhe fitonutriente, që eliminojnë helmet prej sistemit tretës, duke eliminuar edhe radikalët e lirë. Çaji nga mëllaga stimulon punën e mëlçisë, duke larguar helmet nga gjakrrjedhja.

KAROTA

Karota është e pasur me vitaminat (A, B6, C i K), kalium dhe proteina që e pastrojnë mëlçinë. Për efekt më të mirë në detoksim, ta konsumoni të freskët, sepse me zierjen e saj vjen deri te humbja e proteinave.

MOLLËT

Vitaminat, mineralet dhe fibrat, janë vetëm disa nga përbërësit që i posedojnë mollët. Substanca të ndryshme te mollët stimulojnë prodhimin e vrerit dhe i ndihmojnë mëlçisë që të heqë qafe helmet.

LIMONI

Limoni aktivizon funksionet e mëlçisë, të cilat janë përgjegjëse për eliminimin e helmeve. Uji i ngrohtë me limon, të cilën më së miri është ta pini në mëngjes, ndihmon në lirimin e enzimave, e helmet mund t'i hidhni përmes urinës. Erëza që përmirëson gjithçka në organizmin tuaj.

PANXHARI

Shkaku i antioksiduesve dhe materieve të ndryshme ushqyese, panxhar është pajisje që mbron prej radikalëve të lirë dhe stimulimin e mëlçisë për eliminimin e helmeve nga gjakrrjedhja.

BORZILOKU

Borziloku përkrah punën e veshkave dhe mëlçisë dhe ndihmon në eliminimin e helmeve të grumbulluara. Është i shkëlqyeshëm për tretje, ndihmon te infeksionet dhe ndikon si diuretik, duke ndihmuar në reagimin e helmeve nga organizmi.

(Kosova Sot Online)