Shurupi nga hurma që është i dobishëm sikurse edhe mjalti

  • E.K /
  • 10 December 2020 - 13:25
Shurupi nga hurma që është i dobishëm sikurse edhe mjalti

Sistemi kimik i shurupit nga hurma mund të jetë efektiv në luftën kundër infeksioneve të shumta, midis tyre edhe "E. Coli". Ky lloj i shurupit posedon përbërës, që në bazë të studimeve ngjason shumë me ato të mjaltit.

Shurupi nga hurma ka ndikuar në shërimin e shumë infeksioneve si "Staphylococcus aureus", "Escherichia coli", "Enterococcus spp" dhe "Pseudomonas Aeruginosa". Të njëjtin test ekspertët e kanë bërë edhe em shurupet që kishin sheqer artificial. Me këtë rast ishte vërtetuar se hurma, pos ndikimit pozitiv në shërimin e infeksioneve, ka edhe shumë përparësi shëndetësore.

(Kosova Sot Online)