Ju ka rënë imuniteti, kjo shprehi do t'ju ndihmojë gjithsesi

  • E.K /
  • 25 December 2020 - 14:06
Ju ka rënë imuniteti, kjo shprehi do t'ju ndihmojë gjithsesi

Në periudhën kur viruset qarkullojnë në të gjitha anët, personat me imunitet të dobësuar, sidomos fëmijët, shumicën ditës e kalojnë së bashku, duke u ekspozuar edhe më shumë ndaj gripit dhe viruseve por, për të shmangur qëndrimin në shtrat, duhet të bëni diçka që ta forconi sistemin imun. Edhe pse nuk ekziston ndonjë ilaç magjik, ekzistojnë mënyra që ndikojnë në forcimin e sistemit imun, por këto ushqime duhet konsumuar rregullisht.

Sipas ekspertëve, një bimë e tillë është ajo që vjen nga Amerika Veriore, ehinakea. Materiet nga kjo bimë e stimulojnë sistemin imun, që të formojnë sa më shumë qeliza mbrojtëse. Kjo bimë është antibiotik natyral dhe është një pastrues i qelizave limfatike. Shprehi e shkëlqyeshme është që herët në mëngjes, porsa të jeni zgjuar, në lukth të zbrazët të pini një gotë ujë të ngrohtë, me pak lëng limoni dhe një lugë përzierje me mjaltë e xhenxhefil

(Kosova Sot Online)