Origano shëron sëmundjet e organeve të tretjes

  • E.K /
  • 02 January 2021 - 11:22
Origano shëron sëmundjet e organeve të tretjes

Origano është një bimë e gjelbër, shumëvjeçare. Rritet rreth gjysmë metri, lulëzon duke filluar nga muaji korrik e deri në muajin tetor. Në majën e kërcellit ka lule të rrumbullakëta, me aromë të këndshme dhe dukje të bukur. Shija është paksa e fortë dhe e hidhur. Bie në grupin e bimëve aromatike, jo helmuese, që vlerësohet shumë. Ka ndikime të shumta shëruese, e mund të thahet, të ruhet dhe të paketohet. Rritet pothuajse në të gjitha hapësirat, e ndihet edhe me disa mera të tjerë.

Pjesët shëruese të saj janë në majën e degëve të saj, me një gjatësi prej rreth 20 centimetra, që prihen gjatë lulëzimit. Është bimë e preferuar në popull, e cila përdoret si çaj dhe si ilaç për forcimin e organizmit, për shërimin e organeve të tretjes, frymëmarrjes, e nga jashtë përdoret në shërimin e djegieve të ndryshme të lëkurës. Vaji eterik përmban rreth 50 për qind timol, prandaj edhe ka efekt të lartë prej një antioksiduesi. Kjo edhe e shpjegon efektin e lartë shërues që posedon kjo bimë.

(Kosova Sot Online)